«1. Oferta fituese duhet të jetë:
oferta që, në bazë të kërkesave dhe kritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit, plotëson kërkesat e objektit të prokurimit me çmimin më të ulët;»
Kështu në shkelje të kritereve të përcaktuara për shpalljen e ofertës fituese nga legjislacioni, 'Fusha shpk' sërish merr para publike . Kompania 'Fusha shpk' ka fituar të dyja fazat e rindërtimit të Sheshit Skënderbej dhe ndërtimin e parkimit nëntokësor në këtë shesh, pa ansjë konkurent tjetër në tender. Po ashtu ajo ka fituar së bashku me 'Everest shpk' tenderin për ndërtimin e sheshit shumë të debatuar Veliera në Durrës. Në muajt e ardhshëm, Fusha pritet gjithashtu të fillojë ndërtimin e një ndërtese të re të Teatrit Kombëtar dhe disa kulla, në krah të tij, në tokë publike, pa asnjë procedurë tenderimi. Nje hetim nga Albanian Institute of Science, zbuloi se në periudhën korrik 2015-Janar 2017, 'Fusha shpk' ishte kontraktori më i madh i pushtetit lokal në Shqipëri, me 14 kontrata me bashki të ndryshme, me një vlerë totale prej 2,2 miliardë lekë, afërsisht 21 milionë dollarë. Shpërndaje te miqtë
