Serbia arrin marrëveshje me kompaninë Moderna

exit.al 23 Prill 2021, 09:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane Moderna.

Ai tha se vaksinat e para të kësaj kompanie do të arrijnë në tetor në vend.

"Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka - ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët", tha ai.

Serbia ka siguruar vaksina të kompanisë amerikane, Pfizer, britanike, AstraZeneca, ruse Sinopharm dhe ruse Sputnik V.

Shpërndaje te miqtë