Sekuestrohen ilaçe kontrabandë në Kakavijë

exit.al 6 Maj 2020, 12:12

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar sot një sasi ilaçesh kontranbandë dhe ka arrestuar shoferin e kamionit, personin K.D, 42 vjeç, banues në Dropull.

Ilaçet ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Ato u gjenden të fshehura në një kabinën e kamionit.

Policia nuk ka njoftuar se nga cili vend po vinte kamioni si dhe llojet e ilaçeve të sekuestruara.