Sali Berisha lajmëron konferencë për shtyp

exit.al 5 Gusht 2021, 09:15

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë një konferencë shtypi të enjten në 12:00 në Hotel Rogner. Lajmërimin e bëri vetë Berisha në një postim në Facebook.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha gjithmonë ka shprehur vendimin e tij për të qendruar deputet në Kuvend por asnjëherë nuk është shprehur nëse do të vazhdojë të qendrojë në grupin parlamentar të PD-së apo do të japë dorëheqjen.

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk është shprehur asnjëherë për këtë çështje.