Rumania i dhuron 200 mijë vaksina AstraZeneca Moldavisë

exit.al 27 Shkurt 2021, 20:23

Rumania i dhuroi Moldavisë 200 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të shtunën, sipas Reuters. Këto doza do të shkojnë për vaksinimin e stafit mjekësor.

Moldavia dhe Ukraina kanë mbetur pas në përpjekjet për të siguruar vaksina, ndaj ato kanë marrë dhurime nga vendet fqinje.

Në dhjetor, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se Bukureshti do të dhurojë 200,000 doza të AstraZenecas në Moldavi, në një gjest solidariteti pas zgjedhjes së Presidentit pro-perëndimor Maia Sandu.

21, 600 doza kanë mbërritur të shtunën në Moldavi, dhe pjesa tjetër do të shpërndahet në mars.

Këtë javë, Moldavia pret edhe dërgesën e parë e vaksinave nën skemën globale COVAX.

Shpërndaje te miqtë