Rubrika 'Edhe 100, të rrallë', Rama i uron ditëlindjen Elena Kadares

exit.al 21 Shtator 2020, 12:13

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Edhe 100, të rrallë”, sot i ka uruar ditëlindjen Elena Kadare.

Ai, si në çdo urim tjetër në këtë rubrikë, i ka bërë elozhe jetës artistike dhe private të Kadares.

Rama nuk ka kursyer komplimtet duke e krahasur Elenën me “fortesën e blinduar”, të Ismail Kadares, “mu në zemër të tiranisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin tiranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë”.