Rritet infektimet, ulen viktimat e shtrimet në reanimacion në Itali

exit.al 11 Gusht 2021, 09:30

Në Itali po rritet numri i të infektuarve më Covid-19 dhe i të shtruave në spitale por fatmirësisht numri i vitkimave është i ulët njësoj dhe numri i pacientëve në terapi intensive.

Media italaine njoftoi se në 24 orët e fundi në Itali u identifikuan 5 636 raste të reja të infektuar me Covid-19, dhe 31 humbje jete.

Numri i persanave të shtruar në spitale u rrit me 93, por ra numri i pacientëve në terapi intensive. Shtrimet ditore në spitale janë 26 persona të infektuar në ditë. 2.880 persona u shëruan dhe 1 468 ajnë raste aktive.

Qeveria italiane ka bërë thirrje për vaksinim të popullsisë. Madje për të detyruar qytetarët të vaksinohen Italia ka vendosur detyrimin e çertifikatës së gjelbër kudo, shkolla, bare, restorante, palestra, mjete transporti.