Rreth 1800 hektarë tokë e përmbytur në Dajç të Shkodrës

exit.al 11 Shkurt 2021, 09:21

Rreth 1800 hektarë tokë janë përmbytur në zonën e Dajçit në Shkodër.

Sipas BalkanWeb, për shkak të reshjeve të dendura të shiut janë përmbytur 7 shtëpi dhe në 121 të tjera ka prezencë uji në oborre.

Në disa zona të Dajçit bëhet e pamundur kalimi i makinave.

Ndërkohë që banorët kërkojnë ushqime për bagëtitë e tyre.

Në disa zona lartësia e ujit kalon 2 metër.

Shpërndaje te miqtë