- 97 për qind e të anketuarve u shprehen se Bashkia e Tiranës nuk i ka adresuar sic duhet problemet e të rinjve;
- 91 për qind e të anketuarve deklaruan se Bashkia e Tiranës nuk ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë;
- 85 për qind e të anketuarve mendojnë se Bashkia është pak ose aspak bashkëpunuese për zgjidhjen e problematikave të tyre.
Pyetur për besimin në partitë politikë dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, përgjigjet e tyre janë edhe më alarmante:- 57 për qind e të anketuarve nuk dëshirojnë të jenë pjesë e votimeve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Arsyeja e këtij lloj bojkotimi, merr përqindjen më të madhe si mosbesimi te partitë politike, humbja e shpresës se politika mund të ndryshojë dhe se duan të largohen nga Shqipëria, si rrjedhojë e zhgënjimit që kanë krijuar tashmë partitë politike në vend.
- 99 për qind e të anketuarve deklaruan se partitë politike janë pak ose aspak të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve në Tiranë;
- 93 për qind e të anketuarve mendojnë se partitë politike as nuk dëshirojnë të konsultohen me ata për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Shpërndaje te miqtë
