Rindërtimi, Ahmetaj prezanton hartën e donacioneve

exit.al 4 Mars 2020, 17:09

Gjatë mbledhjes së radhës së Komitetit të Rindërtimit, Ministri Arben Ahmetaj prezantoi (min 51 kliko këtu) një hartë ku tha se ishin pasqyruar të gjitha vendet me donacionet e tyre përkatëse që premtuan gjatë konferencës "Së bashku për Shqipërinë" në Bruksel. Harta është kjo që Exit News po sjell më poshtë: [caption id="attachment_72894" align="aligncenter" width="1920"] Harta e donacioneve për tërmetin.[/caption] Dhurimet në euro:
Gjermania 11,000,000
Sllovenia 300,000
Holanda 3,000,000
Mbretëria e Bashkuar 3,000,000
Irlanda e Veriut 1,201,374
Danimarka 2,000,000
Luksemburgu 150,000
Franca 1,000,000
SHBA-të 4,390,401
Portugalia 250,000
Zvicra 9,000,000
Austria 1,000,000
Litenjshtejni 50,000
Kroacia 1,000,000
Italia 5,000,000
Serbia 2,000,000
Kosova 200,000
Republika Çeke 374,016
Norvegjia 498,142
Malta 50,000
Finlanda 300,000
Suedia 5,600,000
Estonia 50,000
Rumania 50,000
Polonia 2,700,000
Sllovakia 250,000
Turqia 44,819,941
Azerbajxhani 500,000
Omani 922,935
Hungaria 250,000
Emiratet e Bashkuara 70,000,000
Katari 4,614,675
Qipro 20,000
Bullgaria 100,000
Greqia 2,500,000
Brunei 33,409
Korea e Jugut 280,000
Japonia 2,148,000
180,602,893
Ministri Ahmetaj nuk dha sqarime se cila pjesë e ndihmës së ofruar është dhurim dhe cila kredi. Ndërsa Kryeministri Rama theksoi se i gjithë procesi i rindërtimit do të shoqërohet me transparencë përmes Akademisë së Transparencës”

“Do të kemi katër palë sy që do të monitorjnë.

ndaj kam ngritur akademinë e transparencës, për t’i shtuar sy procesit të tenderimit.”

Exit News ka sqaruar më parë këtu se fondet janë premtime në parim, të cilat duhet të konkretizohen në marrëveshje formale, gjatë muajve të ardhshëm.