Rifillon me 2 shtator procesi i vetingut

exit.al 30 Gusht 2020, 13:26

Procesi i vetingut do të nisë me 2 shtator. Prej më shumë se dy javësh, komisionet e vetingut kanë ndërprerë punën, për shkak të pushimeve.

Seanca e fundit u zhvillua me 10 gusht, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli.

Gjatë muajit korrik-gusht janë përballur me vetingun 22 magjistrantë ndër të 9 janë shkarkuar nga detyra, 10 janë konfirmuar.