Riaktivizohet zjarri në Majën e Rrunës

exit.al 13 Gusht 2021, 09:29

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Majën e rrunës në Kukës, të premten. Të enjten, për shkak të shiut kjo vatër u fik. Ilmi Lisha, koordinator i përgjithshëm i prefekturës Kukës njoftoi se ka ndërhyrë helikopteri për shuarjen e zjarrit:

“Rënia e shiu para dy ditësh fiku shumë vatra, edhe ato në Majën e Rrunës u vunë nën kontroll. Po ditën e djeshme për shkak të erës dhe temperaturave të larta ata i ndezën sërish. Sot ka nisur që në mëngjes puna e helikopterit dhe nga toka, ku po punohet për shuarjen e flakëve”.

Zjarri vazhdon në fshatin Patalej në Lezhë.