Revolta në art kundër cënimit të demokracisë dhe shembjes së Teatrit Kombëtar

exit.al 3 Nëntor 2019, 20:35

Cënimi i institucioneve demokratike dhe planet për të shembur Teatrin Kombëtar frymëzuan artistin Avni Delvina për të shprehur në arte grafike revoltën e tij.

Në mjediset e Teatrit Kombëtar, Delvina ekspozoi këtë fundjavë mbi 40 vepra të realizuara së fundmi, të cilat shprehnin gjendjen aktuale të demokracisë, presionit ndaj qytetarëve nga pushtetarët. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 16 nëntor.

Përpunim grafik i Teatrit Kombëtar nga Avni Delvina.Ekspozita është emëruar “Notre Drame De Tirane” (Drama jonë e Tiranës). Në të paraqiten shumë vepra në të cilat gërshetohen imazhe – nga regjimi diktatorial, kryengritjet, protestat, situata aktuale e qytetit të Tiranës, problematika e ndërtimeve, hapësirave publike – me personazhet politike.

Artisti vendosi t’i paraqesë realizimet e tij enkas në Teatrin Kombëtar pasi sipas tij “teatri është epiqendra e dramave të kryeqytetit dhe e rezistencës qytetare ndaj korrupsionit”.

[caption id="attachment_62052" align="alignnone" width="1920" alt="" height="1080"] Përpunim artistik i Avni Delvinës për çështjen e Teatrit Kombëtar.[/caption]

Duke folur për mediat, Delvina tha se e shihte të arsyeshme që të kontribuonte me artin e tij për të nxitur reagimin qytetar kundër abuzimeve të pushtetit, dhunimit të demokracisë apo dhe kundër projektit për të shembur Teatrin Kombëtar.

Avni Delvina është nip i delegatit të Delvinës dhe Sarandës në aktpavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Familja e tij u përndoq nga regjimi komunist. Ai u largua nga Shqipëria me mësyrjen e ambasadave më 2 korrik 1990. Jetën e tij artistike ai ndërtoi kryesisht në Itali.

[caption id="attachment_62053" align="alignnone" width="1920" alt="" height="1080"] Paraqitje artistike e Avni Delvinës për çështjen e Teatrit Kombëtar.[/caption]