Reporterët pa Kufij shprehin keqardhje me faktin se lideri i opozitës Lulzim Basha në mënyrë të fshehtë u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që të bojkotojnë disa media me pretekstin se ato i shërbejnë propagandës së Kryeministrit Edi Rama.
Duke vepruar kështu, Basha vë në diskutim pavarësinë e gazetarëve dhe cënon besimin te mediat.
Në qëndrimin e mbajtur nga Reporterët pa Kufij ishin përmendur televizionet Vizion Plus, Top Channel dhe Report Tv, si dhe gazetarët Mero Baze dhe Sokol Balla.
