Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështes. Për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe kjo e dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.
Ndërsa rektori Gjata u shpreh se:Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesën më të madhe të kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër i kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat janë mbledhur senati akademik dhe bordi i administrimit.
Shpërndaje te miqtë
