Rekord dramatik në Spanjë: 838 të vdekur në një ditë

exit.al 29 Mars 2020, 12:24

Spanja ka raportuar 838 vdekje nga Koronavirusi brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6,531 vdekje.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve, pas Italisë, dhe vendi i katërt me numrin më të lartë të të infektuarve.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi 6 549 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 78 797.

Në Spanjë janë mbyllur të gjitha bizneset e panevojshme dhe njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për të bërë pazar.