- Për propozimet për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore (shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit dhe administratën, abuzimi me burimet shteterore;) palët kanë afat deri më 10 shkurt.
- Për ndarjen e politikës nga krimi, nëpërmjet forcimit e zbatimit të procesit të dekriminalizimit me masa shtesë, palët kanë afat deri më 10 shkurt.
- Për propozime për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, palët kanë afat deri më 20 shkurt.
- Për propozime për financimin e fushatës zgjedhore, si dhe financimin e partive politike jashtë fushatës, palët kanë afat deri më 15 shkurt.
- Për propozime në lidhje me përgatitjen e listave të zgjedhësve, pajisjen me karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv të emigrantëve, palët kanë afat deri më 5 shkurt.
- Për propozime për rolin e mediave në fushatë, palët kanë afat deri më 15 shkurt.
- Për propozimet mbi panshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, palët kanë afat deri më 1 mars.
- Për propozime për sistemin e ankimimeve gjyqësore dhe administrative, palët kanë afat deri më 25 shkurt.
- Për propozime për sistemin zgjedhor, palët kanë afat deri më 10 mars.
- Për propozime për votimin nga jashtë vendit, palët kanë afat deri më 1 mars.
- Për çështjet që lidhen me barazitë gjinore, regjistrimin e subjekteve, periudhën zgjedhore, palët kanë afat deri më 3 shkurt.
- Për çështje të tjera teknike që reflektojne ndryshimet e imponuara nga pikat e mësipërme, palët kanë afat deri më 15 mars.
"15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor."
Në takim mori pjesë dhe Ambasadori Britanik, Norman Dunkan.
