Blerja e votave mbetet një problem serioz në Shqipëri, sipas raportit. OSBE po heton pretendimet e paraqitura.
Misioni vlerësoi futjen e identifikimit biometrik të votuesve në procesin e votimit dhe projekti pilot të votimit elektronik. Raporti thekson se këto dy mënyra ndikojnë në besimin e votuesve në proces dhe çojnë në një pjesëmarrje më të lartë.
Misioni gjeti se tensionet krijuara para zgjedhjeve dhe vrasja e një personi ndikuan negativisht në proces.
Misioni theksoi gjithashtu faktin se qeveria kufizoi të drejtën themelore për të votuar për emigrantët shqiptarë në Greqi duke vendosur një karantinë dy-javore.
OSBR kishte 125 vëzhgues nga 32 vende të ndryshme të BE-së në zgjedhjet shqiptare. Misioni do të qëndrojë në vend deri në javën e parë të majit.
