"Për sa i përket masave të përgjithshme, Gjykata theksoi se duhet të krijohej një "institucion i përshtatshëm" për të akomoduar persona të tillë si kërkuesi me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës. Ky institucion duhet të respektojë qëllimin terapeutik të denimit dhe rekrutimin e një numri të mjaftueshëm personeli të kualifikuar të kujdesit mendor. Për më tepër, autoritetet duhet të marrin në konsideratë, kur është e përshtatshme, mundësinë e trajtimit ambulator të shëndetit mendor”, shkruhet në raport.
Çeshtja e dytë ka të bëjë me zvarritjen e procedurave gjyqësore Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë. Komiteti tha se kishte vendi ka dështuar në menaxhimin e çështjeve, duke shumëfishuar procedurat për të njëjtën çështje dhe një kohësisht vendi nuk ka mekanizma juridike për të ndaluar një gjë të tillë. Në raport, u ngritën shqetësime mbi aksesin në gjykatë dhe efikasitetin e drejtësisë në nivel kombëtar:“Grupi i çështjeve 'Gjyli kundër Shqipërisë' mund të citohet, në lidhje me dështimin e administratës publike ose personave të tjerë juridikë nën përgjegjësinë e Shtetit Shqiptar për të respektuar vendimet përfundimtare të gjykatës.
Një numër reformash legjislative të ndërmarra kanë garantuar të drejtat dhe statusin e nëpunësve civilë dhe kanë krijuar gjykata administrative për të gjykuar mosmarrëveshjet që rrjedhin nga vendimet administrative.
Legjislacioni gjithashtu ka prezantuar mjete juridike që kanë të bëjnë me zbatimin e urdhrave dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke përfshirë një mjet të shpejtë për kompensimin e rasteve të zbatimit të vonuar të vendimeve".
Së fundmi, çështja e prishjes së banesave dhe bizneseve në një qytet bregdetar shqiptar, rasti i Beshiri kundër Shqipërisë, pa një urdhër gjykate, u gjykua nga GJENDJ në 2018 dhe autoritetet supozohet të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve që mund të shkelin të drejtat e pronës së aplikantëve.
