"Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsionin e zyrtarëve publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh janë të angazhuar në praktika korruptive pa u ndëshkuar".
"Ndërsa prokurorët kishin përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të zyrtarëve publikë të nivelit të ulët, duke përfshirë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, ndjekja penale e krimeve të nivelit të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së prokurorëve nga ndëshkimi, mungesa e përgjithshme e burimeve dhe korrupsioni brenda vetë kësaj dege."
Përveç kësaj, në një raport të veçantë mbi krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës në vitin 2018, Departamenti i Shtetit raportoi një situatë gjithnjë e më të rënduar. Ata raportuan se trafikimi i drogës dhe rrjetet e krimit të organizuar në Shqipëri ishin rritur, duke e kthyer Shqipërinë në vend prodhimi për kanabisin dhe vend tranzit për trafikimin e kokainës dhe heroinës nga Amerika Jugut, Evropa dhe Lindja e Mesme drejt Evropës. Raporti gjithashtu deklaroi se "korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë kryesisht në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar". Gjithashtu vërejti se "nuk ka progres të rëndësishëm" drejt luftimit të pastrimit të parave, korrupsionit dhe korrigjimit të "institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare". Duket se Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme janë duke folur për vende krejtësisht të ndryshme, ose njëri prej tyre është pak më i kursyer me të vërtetën. Një raport i kohëve të fundit nga Iniciativa Globale zbuloi se jo vetëm Vlora është një vend ku mbizotërojnë vrasjet mes bandash për kontrollin e trafikut të drogës dhe për prishje të pazareve të drogës — por edhe në shumë qytete të vendit bandat veprojnë të qeta, madje "ka bashkëpunim midis kriminelëve dhe policisë dhe disa prej bandave gëzojnë mbrojtje nga disa politikanë". Shpërndaje te miqtë
