“Jemi të lumtur që kemi përmbyllur këtë marrëveshje me Florianin [Kamberin] dhe e mirëpresim atë te Rangers. E kemi vëzhguar disa herë dhe e dime se çfarë mund t’i sjellë ai grupit. Ai është shumë punëtor dhe realizues. Besoj se mund të kontribuojë në synimet që kemi këtë sezon”
Pas rreth 9 vitesh, Rangers është në garë për titullin kampion. Diferenca me Celtic-un kryesues është rreth 6 pikë, por që blutë kanë dhe një ndeshje më pak. Afrimi i Kamberit vjen pasi Rangers huazoi edhe rumunin Ianis Hagi, djal i legjendës rumune Gheorghe. Kamberi bëhet shqiptari i dytë që vesh fanellën blu pas Grezdës. Ky i fundit u largua nga skuadra këtë janar pas problemeve që hasi me dëmtimet, trajnerin dhe ambientin.Tjetër sulmues i kombëtares shqiptare te Rangers
Pas Eros Grezdës, edhe Florian Kamberi do të provojë fanellën blu të Rangersit në Skoci. Shtatlarti 24-vjeçar, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë edhe Shqipërinë, ka zyrtarizuar huazimin nga Hiberniani te skuadra e Steven Gerrard në Glasgow.
“Për mua Ibrox (Stadiumi i Rangersit) ka atmosferën më të bukur të stadiumeve në të cilat kam luajtur ndonjëherë. Ndeshja ime e parë për Hibernians ka qenë kundër Rangersit në Ibrox dhe pas asaj ndeshjeje i pata thënë menaxherit tim se do e kisha ëndërr të luaja në atë stadium për ata tifozë.” – citohet të ketë thënë Kamberi.
Sulmuesi u transferua në Skoci rreth 2 vite më parë. Për Hibernian ka luajtur rreth 65 ndeshje, duke shënuar 20 gola.
Trajneri Steven Gerrard tha se e kishte ndjekur Kamberin nga afër dhe e vlerësonte për fizikun dhe aftësitë që ai shfaq në sulm.
Të sugjeruara
BE, 76 milionë euro për reduktimin e ndotjes së ajrit në Kosovë
1 Shkurt 2020, 11:49Roja bregdetare e Durrësit shpëton 18 klandestinë, mes tyre 1 fëmijë
1 Shkurt 2020, 11:16Paketa Anti-KÇK e qeverisë kthehet në ligj pa e lexuar askush
31 Janar 2020, 21:17
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
