Rama voton: Fitoftë më i miri

exit.al 25 Prill 2021, 10:41

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit, shkollën Ymer Lala, në Surrel.

Rama i bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë. Ai nuk u shpreh për asnjë parti politike apo për fushatën.

Më parë kanë votuar edhe Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha.