Rama sulmon opozitën: Programi i PD për bujqësinë për të qeshur dhe për të qarë

exit.al 2 Prill 2021, 11:21

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish të premten programin e Partisë Demokratike gjatë një takimi me fermerë në Berat.

Duke folur për atë qe ka bërë Partia Socialiste për bujqësinë ai sulmoi PD duke thënë se flasin e premtojnë “pa i patur këmbët në ujë”.

Ai tha se programi i PD “është për të qeshur dhe për të qarë”.

Ai tha se PS flet sepse e di çfarë do të thotë se e ka provuar në praktikë, ndërsa PD ska qenë në qeveri dhe “nuk e di se çfarë premton”.

Ai tha se “falë PS nuk ka më fermerë që shesin me tezga, ose ka më pak se sa ka pasur”.

“Është e rrallë sot të shohësh ndonjë me tezgë sepse skam ë produkte shumë nga produktet që dalin me torba në treg. Sepse grumbullohen  në pika dhe shkojnë në treg. Shqipëria e para në rajon për thithjen e fondeve nga BE”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria është një nga eksportuesit më të mëdhenj në Europë për domatet