Rama sulmon LSI-në: Tesera e partisë kriter për hyrjen në universitete

exit.al 19 Mars 2021, 10:30

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, për futjen e studentëve në universitete pa plotësimin e kritereve. Gjatë prezantimit të programin elektoral për ofrimin e shërbimeve online ndaj qytetarëve, të premten, Rama u shpreh se sistemi i ri i pranimit në universitet i krijoi “stres LSI-së”:

“Stresi ju krijua LSI-së sepse nuk fuste dot në universitet kë të donte. Certifikatë hyrje për në universitet të kishte teserën e LSI-së dhe jo rezultatet”.

Rama u shpreh se të gjitha arritjet në ofrimin e shërbimeve online u arrit në 2017, kur PS e drejtoi e vetme vendin, pa LSI-në. Kryeministri premtoi “dëftesat me vulë elektronike sa të bëhet digjitalizimi i sistemit universitar, brenda vitit 2022”. Shpërndaje te miqtë