Rama publikon video me dëshmi të të vaksinuarve

exit.al 6 Prill 2021, 09:25

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me dëshmi të të moshuarve të vaksinuar në qendrat shëndetësore në vend. Videon, Rama e ka shoqëruar me postimin: “Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 200,000 vaksinime dhe nuk do të ndalemi”.

Në vend ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç, ndërsa ka përfunduar vaksinimi i plotë i mjekëve.

Të hënën, Rama njoftoi mbërritjen në vend të 23 mijë dozave të vaksinës Pfizer, dhe 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.