Rama propagandë me fushatën e vaksinimit në Shkodër

exit.al 16 Shkurt 2021, 13:21

Kryeministri Edi Rama vizitoi të martën Shkodrën për të propaganduar nisjen e vaksinimit të mjekëve të Shkodrës.

“Kemi ardhur t’ju bëjmë vaksinën, të shpëtoni nga ky siklet. Pa merak. Një nga një poshtë, mbaron sot. Të jeni mirë me shëndet”, i tha Rama të moshuarve që po prisnin të vaksinoheshin.

Të hënen erdhën në vend 7020 doza të vaksinës Pfizer kundra Covid-19. Vaksinat do të shpërndahen në Shkodër dhe në Vlorë. Vaksinimi ka nisur me vaksinimin e 45 të moshuarve e më pas tek mjekët.

Ato janë pjesë e marrëveshjes së vendit me kompaninë Pfizer.

Shpërndaje te miqtë