Rama prezanton programin për drejtësinë: PD e LSI nuk e duan reformën në drejtësi

exit.al 3 Mars 2021, 10:57

Kryeministri Edi Rama prezantoi të mërkurën programin ‘Drejtësia që duam’. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se PD, LSI, dhe KÇK sot janë 3 këmbët e së keqes së vettingut, të cilët nuk e duan reformën në drejtësi. Ai u shpreh se:

“Drejtësia e re nuk ndërtohet me drapër e çekanë as me dënime partie, e as me urdhra partie, por me një veprim të thellë demokratik, me një vrapim maratone”

Kryeministri theksoi se vetëm PS mund të vazhdojë zbatimin e e kësaj reforme në drejtësi. Megjithatë Rama pyetjes së kë ka dënuar reforma e re dhe institutionet e reja ju përgjigj:”Askënd”. Rama i bëti thirrje qytetarëve t’i japin atij një mandat të tretë për të vijuar me reformën dhe pastrimin e gjyqësorit.   Shpërndaje te miqtë