Rama premton mbi 500 mijë të vaksinuar brenda majit

exit.al 31 Mars 2021, 12:45

Kryeministri Edi Rama premtoi se do të kaloi mbi 500 mijë të vaksinuar brenda muajit maj. Në një vizitë në qendrat shëndetësore në Shkodër ku po bëhet vaksinimi, Rama u shpreh se:

“Do vijojmë pa ndalur për vaksinimin e gjysmë milioni qytetarëve brenda majit, që mund edhe ta tejkalojmë”.

Ai premtoi se përmes vaksinimit do të arrijë të lehtësojë sezonin turistik:

“Ne jemi futur në vaksinim masiv dhe sdo ndalemi. Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është një dëshirë e madhe por është një objektiv i arritshëm dhe ne do ta arrijmë”.

Në vend ka nisur vaksinimi masiv i popullatës mbi moshën 70 vjeç me vaksinë kineze Sinovac dhe ruse Sputnik V. Ndërsa vazhdon vaksinimi i mjekëve dhe pedagogëve me vaksinën e Pfizerit dhe AstraZeneca. Deri më tani sipas të dhënave të qeverisë, në vend janë vaksinuar më shumë se 100 mijë banorë.