Rama premton aeroport për udhëtimet sportive në Korçë nëse fiton 7 mandate

exit.al 19 Prill 2021, 20:23

Kryeministri Edi Rama premtoi të hënën nga Korça aeroport për udhëtimet sportive nëse fiton 7 mandate.

Ai premtoi se do të bëjë edhe stadium të ri në Korçë.

“Po na dhatë 7 mandate stadiumi i ri i Korçës do të jetë një tjetër gurë që do ti shtohet diagramit të të gjitha punëve të mira që janë bërë. Në katër vitet e ardhshme, pavarësisht se këtu kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë, por unë ju jap fjalën se do të bëjmë për Korçën me të gjitha vitet të marra së bashku, që do të bëjmë më shumë”,  tha Rama.