Rama pranon se ka pasur diskutime me SHBA-të për strehimin e përkohshëm të afganëve

exit.al 15 Gusht 2021, 09:34

Kryeministri Edi Rama pranoi se ka pasur diskutime për të mbajtur përkohësisht në Shqipëri shtetas afganë, punonjës të qeveris së SHBA-ve, deri sat ë pajisen me vizë amerikane. “Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria”, shkroi Rama në një postim në Facebook, pas diskutimeve për strehimin e afganëve. Ai tregoi se ai ka qënë i pari që ka shprehur gadishmërinë e Shqipërisë për strehimin e bashkëpunëtorëve afganë të NATO-s pas tërheqjes nga Afgani:

“Në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani.

Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre”.