Rama për shtypin britanik: Shqipëria para 30 vjetësh ishte si Afganistani i sotëm

exit.al 22 Gusht 2021, 21:09

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën britanike The Sunday Times ka përsëritur pretendimin se Shqipëria para 30 vjetësh ishte si Afganistani i javës së fundit.

Duke folur për pranimin e emigrantëve afgan, kryeministri ironizoi evropianët, që e shohin luftën në Netflix, ndërkohë që shqiptarët e kanë përjetuar.

"Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi për ta, si të tjerët ishin për ne,” u shpreh Rama.

Rama gjithashtu shpjegoi se kaosi në aeroportin e Kabulit e ka pamundësuar ardhjen e planifikuar të emigratëve javën që lamë pas.

Ai tha se edhe shtetet e mëdha po hasin vështirësi në operacionet e tyre të evakuimit, ndërkohë që ato të mesme dhe të vogla nuk kanë asnjë shans të transportojnë njerëz jashtë Afganistanit.