Rama paralajmëron formimin e Njësisë Antievazion

exit.al 5 Shkurt 2020, 18:46

Kryeministri Rama synon të ngre së shpejti një njësi tjetër policore që do të vazhdojë nismën e tij kundër krimit të organizuar. Këtë ai e paralajmëroi  pas një takimi që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara me zyrtarë të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, njohur me akronimin USAID.

Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se me zyrtarët e USAID-it kishte diskutuar rreth Konferencës së Donatorëve për rindërtimin nga pasojat e tërmeti dhe “Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën anti-KÇK” dhe “programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”.

"Njësia" e njoftuar nga Rama vjen në një kohë kur nisma e tij për të luftuar krimin e organizuar ka ngjallur shqetësim se ai po synon të përqendrojë, jashtë sistemit të drejtësisë dhe krejtësisht pa mbikëqyrje, kompetencat e një policie sekrete dhe shërbimi inteligjence.

Vizita e Ramës në SHBA pritet të pasohet edhe nga një takim nga Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.