Rama paralajmërim kontrollorëve: Ose kthehu nesër në punë ose jeni të pushuar nga puna

exit.al 7 Prill 2021, 20:43

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të mërkurën kontrollorët e Albcontrolit, se nëse nuk kthehen në punë do t’i pushojë nga puna.

“Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, tha Rama.

Më herët në një konferencë për shtyp, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u bëri të njejtën thirrje.

Ajo i tha kontrollorëve gjithashtu se do të paditen.

Balluku tha se Kodi i Punës i ndalon grevat në shërbimet sensitive.