“Për sa kohë Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO, BE, të jetë e mbytur në këtë rreth, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare, gjërat nuk do të përmirësohen. 16 vite më parë u mblodhët duke qenë shumë të shqetësuar për Ukrainën, dhe po 16 vite më vonë u mblodhëm sërish për Ukrainën”.
Ai tha se incidentet midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, për shkak të mungesës së “kapaciteteve për të monitoruar vijën kufitare në mënyrë më konstante”. Zoti Rama, i bëri thirrje të gjtiha vendeve të mbështesnin dhe të ndihmojnë qytetaret e Ukrainës që jetojnë në këto zona të rrezikuara:“Nuk do të kushtojë male me para, por disa kontribute shtesë nga vendet e OSBE, në mënyrë që të garantohet që askush të mos vazhdojë të luajë e të krijojë këto incidente. E gjitha kjo është siç u tha, por le të mos gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është edhe Gjeorgjia, Moldavia, por mbi të gjitha ka të bëjë me civilizimin tonë”.
