Rama: Nëse nuk i marr 71 mandate, nuk bëj qeveri nga halli

exit.al 21 Prill 2021, 22:13

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse do të formoj qeveri me ndonjë parti tjetër nëse nuk del forcë e parë, ai tha se “qeveri nga halli nuk bëj”.

“Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se në demokraci teorikisht rregullisht partia e parë dhe kur merr 24% dhe tjetri 17% fiton dhe ngarkohet të bëjë qeverinë.