Rama në Twitter: Afganët po i strehojmë si vend i NATO-s

exit.al 18 Gusht 2021, 12:42

Kryeministri Edi Rama u shpreh se afganët që do të strehohen në vend nuk janë vetëm në sajë të marrëveshjes me qeverinë e SHBA-ve por afganë të cilët janë në rrezik në vendin e tyre. Në një postim në Twitter, Rama, të mërkurën shprehu shqetësim në lidhje me lajmet se afganët do të strehohen në vend si shak i marrëveshjes me SHBA-të. Ai u shpreh se po i strehojmë për shkak të detyrimeve si vend anëtar i NATO-s, nga tradita jonë si mikpritës dhe për shkak të së shkurës me refugjatët pas rënies së komunizmit — jo vetëm sepse kemi marrëveshje me SHBA-të. Në fakt deri më tani dihet se Shqipëria do të strehojë përkohësisht afganët që kanë punuar në misionin e SHBA-ve, në Afganistan, derisa SHBA-të të kryejë kontrollet e sigurisë për pajisjen e tyre me vizë të përhershme amerikane. Më poshtë Twitteri i Kryeministrit:

Shumë shqetësuese të lexoj se Shqipëria po strehon afganët vetëm sepse SHBA-të ia kanë kërkuar, sikurse është qesharake të kthehemi pas e të fajësojmë vetëm SHBA-të. Ne jemi të gjithë atje si NATO dhe këta persona ishin atje për ne, sepse ata besuan në idealet e mbështetura nga SHBA dhe BE.

Shqipëria po e bënë këtë në saj të përgjegjësive si vend i NATO-s dhe për atë që ne jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ne i detyrohemi miqve tanë afganë në nevojë, dhe ne i detyrohemi traditës tonë, të shkuarës së afërt si refugjatë, dhe gjithashtu në kujtim të trashëgimisë së fëmijëve tanë.

Largimi nga këto vlera bazike është largimi nga pjesa më e mirë e jona, nga historia jonë, dhe nga idealet tona që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.