Rama në Gjirokastër: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe teknologji

exit.al 8 Prill 2021, 17:28

Kryeministri Rama, në një takim me të rinjt e qytetit në Gjirokastër, u shpreh se qeveria e tij ka një vizion afatëgjatë për zhvillimin e vendit dhe deri në 2030 synojnë ta kthejnë vendin në kompion të turizmit, agroturizmit dhe teknologjisë.

Me herët Rama u shpreh se Labëria është kthyer në një destinacion turistik me anë të projekteve të Rilindjes urbane.

Ai njoftoi gjithashtu se pas pak ditësh do të hapet aeroporti i Kuksit, do të firmoset marrëveshja për aeroportin e Vlorës dhe do të hapet gara për aeroportin e Sarandës.

"Këto investime do të hapin më shumë vende pune. Është e rëndësishme të mos tundohemi nga premtimet e fjalët e bukura, por të shikojmë dhe vlerësojmë karakterin,” përfundoi Rama.