Rama: Meta u kthye në kërcënim për Reformën në Drejtësi

exit.al 1 Prill 2021, 22:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Open se presidenti Ilir Meta u kthye në një kërcënm real për Reformën në Drejtësi.

Në përgjgije ndaj gazetarëve në studio ai tha se nuk ishte ai që e zgjodhi Metën president.

“Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, ju duhet ta kujtoni. Më ka ndarë fushata e 2017, për Ilirin kam bërë krahasimin me vulën e eksport/import të Haxhi Qamilit, se Meta ishte kërcënim real i Reformës në Drejtësi.

President Metën nuk e bëra unë, e bënë votat e tij, e vetmja mundësi për të bërë një zgjedhje në atë kohë, se e kam thënë që për zgjedhjen më të mirë për opozitën, po s’e mendova që do lajthisë,” tha Rama.