Rama mbështet Veliajn për gjobën e KQZ

exit.al 10 Shkurt 2021, 18:00

Kryeministri Edi Rama mbështeti  kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn, për gjobën që i ka vendosur KQZ.

Rama tha se ajo gjobë do të sqarohet pasi Veliaj nuk bërë inagurime, duke iu referuar vizitave të tij në shtëpitë e rindërtuara. Sipas Ramës ai "nuk ka bërë propagandë por ka informuar".

Videot që publikohen nga qeveria që tregojnë shtëpitë e rindërtuara, Rama i cilësoi si informuese dhe të nevojshme dhe tha se “nuk kanë lidhje me propagandën”.

Deklaratat kryeministiri i bëri të mërkurën gjatë një vizite në një shtëpi të rindërtuar nga tërmeti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti të martën kryebashkiakun Erion Veliaj për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara gjatë periudhës zgjedhore.

Gjoba ndaj Veliajt është 70 mijë lekë për shkeljet e mëposhtme:

  • Kryerjen e aktiviteteve të ndaluara
  • Mosraportimin e këtyre aktiviteteve
  • Promovimin e aktiviteteve të ndaluara

Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Veliaj tha se po gjobitet pasi po punon dhe lajmëroi se do të apelojë vendimin.

KQZ miratoi një vendim mbi aktivitetet e ndaluara, ku përcaktohet se vizitat në shtëpitë e rindëruara janë të ndaluara përveç rasteve kur fondet ose projekte kanë filluar përpara periudhës së ndaluar.

Shpërndaje te miqtë