Gabojnë me këto lëvizje që bëjnë, sepse unë jam gjithmonë 3 lëvizje përpara, asnjëherë, nuk më kanë kapur në befasi. Kësaj here do çuditen edhe më shumë se çfarë ka për t’ju ndodhur!
Më tej Rama ripërsëriti se zgjedhjet do të bëhen dhe ata që i prishin ato, nuk do të mund të hyjnë më në SHBA:Zgjedhjet do të bëhen, me ata, pa ata… Më vjen keq, por dua ta rikujtoj atë që do t’u ndodhë atyre që shkojnë pas atyre… dhe që do u bien murit me kokë duke tentuar të prekin zgjedhjet, sot e dëgjuan edhe nga qeveria amerikane, që më në Amerikë nuk shkojnë.
Kryeministri e cilësoi opozitën "një tufë të mbaruarish, që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve". Ai u ndal edhe në çështjen e përgjimeve Dako-Avdylaj, duke këmbëngulur se ato po përdoren thjesht politikisht:Flasin për përgjime? Lulzim Basha që është nën hetim nga drejtësia amerikane dhe shqiptare. Apo Lulzim Basha bashkë me të atin e tij, plakun e marrë që i ka mbledhur që nga Lulzim Basha e Ilir Meta e me radhë si kokrrat e tespieve dhe i tund. Mbajani mend, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe ato tespijet e plakut do shpërbëhen.
Shpërndaje te miqtë
