Rama komenton deklaratën e Kim për kandidatët e pastër në zgjedhje: Jam dakord me ambasadoren

exit.al 14 Prill 2021, 16:30

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën nga Dibra se është dakord me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, për kandidatët e pastër në zgjedhje.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Mathew Palmer i ka kërkuar drejtuesve politik të të gjitha partive të largojnë personat që paraqesin shqetësim për lidhjet e mundshme me krimin, tha Yuri Kim të martën.

Ajo ka përsëritur shpesh deklaratën për kandidatët problematik, të cilët nuk duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve. Për rastin e Tom Doshit, Yuri Kim u ka bërë thirrje partive që të reagojnë. Ajo ka përgëzuar PD-në e cila e ka denoncuar rastin e Doshit.

Rama tha të mërkurën se : "Patjetër që i kam dëgjuar dhe jam 100% dakord me ambasadoren amerikane dhe asnjëherë nuk kam pasur mosdakordësi”.

Kreu i PS u shpreh se nuk do të kenë asnjë detyrim që të zgjedhin të tjerë si rezultat i numrave. Ai tha se PS do të marrë 74-78 mandate.