“I nderuar zoti President, si kryesuesi i OSBE-së, po ndjekim nga afër situatën e krijuar në Bjellorusi. Do të donim t’ju rikujtonim ofertën tonë për të vizituar nga afër Bjellorusinë, që të dëgjojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për sfidat që po kalon vendi. Jemi të gatshëm të zgjerojmë mbështetjen tonë.”
Pak ditë më parë, në 17 gusht, Rama propozoi një takim të përfaqësuesve të OSBE-së me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Propozimi i Ramës është mbështetur dhe nga Këshilli Europian, BE-ja dhe SHBA-të, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë në realizimin e takimit. Por deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim për këtë ftesë nga Bjellorusia. [caption id="attachment_100750" align="aligncenter" width="362"]
Letra e Edi Ramës për krizën në Bjellorusi[/caption]
Shpërndaje te miqtë
