Rama ironizon opozitën: Kundërshtar të çekuilibruar pa program

exit.al 10 Mars 2021, 12:25

Kryeministri Edi Rama e quajti opozitën ‘kundërshtar të çekuilibruar’ pa program. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e deputetëve, Rama e konsideroi ekipin e PD-LSi si një ‘parking makinash të vjetra anash autostradës’.

Rama nuk kurseu as ironitë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha të cilin e quajti një roje të parkingut ndërsa Monika ‘që iu bie borive të çmontuara për të ndaluar autokolonën tonë drejt fitores’.

Rama i bëri apel të gjithë kandidatëve për deputetë të shkojnë derë më derë te qytetarët për të prezantuar programin e tyre.

Ai tha se të gjithë duhet të jenë në sulm për të mborjtur ekonominë, arsimin, drejtësinë nga  Iliri, Saliu, Monika e KÇK.

Shpërndaje te miqtë