“I them parlamentit se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë dhe një togfjalësh mes tyre, KÇK, kap ca të kapësh.
KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot.
Si mundet një prokuror të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe dhuron 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa t’ju dhurojë 100 fishin e asaj që ka?”
Siç kam shpjeguar në një shkrim më parë, sulmet dhe presioni i vazhdueshëm i Ramës ndaj gjyqësorit, përfshi institucionet e reja të vetingut, përbën një kërcënim serioz për një nga qëllimet kryesore të reformës në drejtësi, krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe jo nën ndikimin e politikës. Deklaratat e Ramës do të bëjnë të mundur të kundërtën e kësaj.
