Rama do të zhvillojë mbledhje me deputetët socialist

exit.al 27 Gusht 2021, 13:08

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten pasdite deputetët socialist të vjetër, si dhe ata të dalë rishtazi nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas një raportimi nga BW, mbledhja do të zhvillohet në orën 19.00 te Pallati i Kongreseve.

Në mbledhjen e së mërkurës, Rama bëri me dije se javën e ardhshme do të prezantohet kabineti i ri qeveritar.

Njëkohësisht, ai njoftoi edhe se deputetja e zgjedhur Najada Çomo kishte hequr dorë nga mandati i saj për t'iu rikthyer profesionit si mjeke.

Ndërkohë që, më pas edhe zv. kryeministri, Erion Braçe njoftoi largimin e tij nga detyra.

Zyrtarisht takimi njoftohet se do të përqëndrohet në bilancin e qeverisjes dhe objektivat e qeverisë së re.