Këtyre akuzave, kryeministri Rama iu përgjigj me tallje duke e krahasuar Bashën me aktorët e emisionit të humorit Portokalli.
Duke kujtuar një gabim në llogaritje të Bashës në Kuvend, Rama shkroi:
“Plani 7x7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7x7=42!”
Basha iu kundërpërgjigj Ramës në Twitter duke shkruar se kryeministri në vend që të kalojë mënjeherë pagesat e PPP-ve për oligarkët në shërbim të qytetarëve, merret me sulme ndaj opozitës:“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.”
Pak ditë më parë, Rama e Basha sulmuan sërish njëri-tjetrin me postime në rrjetet sociale në lidhje me masat për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
