“Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët”.
Rama pavarësisht kritikave, nuk ka ndryshuar mendim për pjesmarrjen e Kosovës në minishengenin ballkanik.“Unë nuk kam si të ndryshoj mendim për të qenë bashkë edhe në tryezën e shengenit rajonal, që nuk është alternativë e integrimit në BE, por krijim i një hapësire të përbashkët duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj, vrapon ta karakterizojë me nevojat e Beogradit, ndërkohë që unë qëndroj ne potenciali ynë me Kosovën”, u shpreh Rama.
Kryeministri gjithashtu e quajti të turpshëm faktin se BE ende nuk ka liberalizuar vizat me Kosovën.“E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së”, tha Rama.
Ai mohoi ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kosovës lidhur me koalicionin qeverisës. "E di që ka udhëheqësa që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, unë nuk jam ndër ata, nuk kam asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marr përsipër në asnjë mënyrë që t'ju tregoj miqve, vëllezërve, kolegëve në Kosovë se cfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre në administrimin e jetës politike”, përfundoi Rama. Shpërndaje te miqtë
