“Në sondazhe nuk del asgjë tjetër përvec sentimentit që ka populli. Ato janë rezultatet e partive të mëdha. Sondazhi jonë bënë peshime dhe duke parë që LSI nga një sondazh që dilte 7-8 dhe kërcën në 13, çdo sondazh ndjehet i kërcënuar që të mos dalë bllof”.
Rama akuzon LSI-në si parti që blen vota
Kryeministri Edi Rama akuzoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI si parti që blen vota.
“Shit blerja e votës shkon duke u zvogluar nga zgjedhja në zgjedhje. Sa më shumë zvoglohet LSI-ja aq më shumë zvoglohet blerja e votes”, u shpreh Edi Rama, i ftuar në emisionin “Përballë”, me gazetarin Lutfi Dervishi, në RTSH, të martën.
Ai u shpreh se “PD dhe PS, partitë e mëdha nuk e bazojnë fitoren tek shitblerja e votës”.
“Shitblerja e votës është nga më të vështirat për tu adresuar. Në Italinë e Jugut është folur deri vonë për këtë çështje. Një proces për shitblerje vote ka vazhduar për 18 vjet dhe ende nuk ka gjë”, sqaroi Rama.
Rama komentoi edhe paparashikueshmërinë e LSI-së në sondazhe:
Të sugjeruara
Basha: Ai që ka patur pushtetin duhet të japë llogari se çfarë ka bërë me të
13 Prill 2021, 21:34Përmbledhje e aktiviteteve të Nismës Thurje, 13 prill
13 Prill 2021, 22:00Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 13 prill
13 Prill 2021, 21:30
Beteja për Busullën Morale: Kur devijimi bëhet rregull
24 Korrik 2026, 12:09
