Rama: Aktiviteti i PD i rrezikshëm

exit.al 25 Mars 2021, 21:36

Kryeministri Edi Rama e quajti aktivitetin e hapjes së fushatës së PD-së të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. I ftuar në Opinion, Rama u shpreh se "çdo njëri prej tyre është i rrezikuar të shkoj në spital, nga njeriu që presupozohet të drejtojë vendin".

Rama e quajti aktivitetin një "Covid Center".

Ai tregoi se organizatorët përkatës të aktiviteteve të PD dhe PS janë përplasur për orarin e mbledhjes. "3 ditë organizatorët e takimit merreshin me orarin".

PD dhe PS hapën fushatën zgjedhore sot në Tiranë.

Shpërndaje te miqtë