Populli shqiptar sot foli. Ata folën si nuk ka më qartë e si s’ka më bukur. Duke votuar pse mos votuar, ata folën me gjuhë të paqes dhe respektit me njëri-tjetrit. Ata e kthyen të dielën në ditë normale, ku dhe çetat haxhimaliste, molotovët i kishin zëvendësuar me fizarmonike. Opozita ngriti në ajër monizmin imagjinar.
Në fjalimin e tij, Kryeministri përdori një retorikë kritike për vetëveten duke thënë se “në korrik nisin debate për të korrigjuar qeverisjen qendrore dhe vendore”. Ai e tha këtë duke pranuar se ka patur gabime nga qeverisja e tij, por këmbënguli se "nuk do të largohej". Ai tha:PS është sot një fuqi e shtuar edhe më e besueshme se deri dje e demokracisë sonë në zhvillim. Për këtë libri do të ketë një faqe tjetër ku do të lexohet e vërteta. Kurrë në konflikt me inbteresin kombëtar, për herë me qytetarët e këtij vendi. Mbaron këtu dhe mbyllet sot qëndrimi tek kjo arritje historike. Nga nesër 30 qershori është një histori. Nga nesër deri në fund të mandatit qeverisës janë borxhi ynë, prej dje i shumëfishuar dhe prej sot i tejkaluar në shumfishim, ndaj atyre që i dhanë fitoren e sotme. Fitoren e qytetarisë evropiane. Unë e pranoj, nuk iki!
Fjalimin e tij të gjatë Rama e mbylli me falenderime dhe tha se do të kërkonte mandatet “e fituara” të bashkive ndërsa u shpreh gjithashtu se do të ishte i hapur edhe për dialog me opozitën, kryesisht për reformën zgjedhore. Shpërndaje te miqtë
